Altun: Ne vazhdojmë luftën kundër terrorizmit në të gjitha fushat / Photo: AA

Shefi i komunikimeve në zyrën e presidentit turk, Fahrettin Altun, dënoi sulmin terrorist në kryeqytetin turk, Ankara.

Altun në një postim në rrjetet sociale ka thënë se pas tentativës për sulm në të cilin u neutralizuan dy terroristë, institucionet kompetente janë duke kryer hetimet e nevojshme.

“Si në të gjitha situatat e ngjashme, kërkojmë nga qytetarët tanë të jenë vigjilentë ndaj tentativave për dezinformim dhe të ndjekin informacionet nga burimet zyrtare. "Ne kurrë nuk do të lejojmë që terrorizmi të formësojë politikën turke dhe ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër terrorizmit në të gjitha frontet," tha Altun.

Prokuroria e Ankarasë ka nisur hetimet për sulmin terrorist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë më 1 tetor 2023.

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha mëngjesin e sotëm se dy terroristë, të cilët erdhën me një automjet të vogël para hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë në Ankara, kryen një sulm me bombë.

Yerlikaya tha në një postim në rrjetet sociale se dy policë u plagosën lehtë.

“Rreth orës 09:30 (me orën lokale), dy terroristë që erdhën me një automjet më të vogël para hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë kryer një sulm me bombë. Njëri nga terroristët hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua. Gjatë zjarrit të hapur janë plagosur lehtë dy policë tanë. U uroj heronjve tanë shërim të shpejtë”, tha ministrja turke Yerlikaya.

"Lufta jonë vazhdon me vendosmëri derisa terroristi i fundit të neutralizohet," shtoi Yerlikaya.

TRT Balkan / agjencitë