Türkiye: Paraburgim për dy shtetas izraelitë për spiunazh. / Photo: AA

Prokurorët turq kanë lënë në paraburgim dy shtetas izraelitë pasi ishin arrestuar nën dyshimin për spiunazh nën pretekstin e biznesit.

Një inspektim nga Byroja e Hetimit të Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar të Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Istanbulit zbuloi se dy të dyshuarit, duke punuar në emër të inteligjencës izraelite, erdhën në metropolin turk për të organizuar një takim me Omar A., një zhvillues softuerësh palestinez.

Sipas zyrës së prokurorit, një kompani e lidhur me forcat e inteligjencës izraelite kishte mbledhur më parë informacione për Omar A., duke i dërguar atij një ofertë pune që të dyshuarit i thanë se donin ta diskutonin.

Ata gjithashtu transferuan fonde në llogarinë e Omar A. për një projekt provë që ai përgatiti.

Një nga të dyshuarit ishte arrestuar në aeroportin e Istanbulit më 7 tetor me akuzën e “spiunazhit ushtarak dhe politik” pas konstatimeve se ai kishte lidhje me forcat e inteligjencës izraelite.

AA