Anija e fundosur në Detin Marmara, vazhdojnë kërkimet për ekuipazhin. / Foto: AA Archive

Ekipet e shpëtimit në Türkiye janë duke kërkuar për anëtarët e ekuipazhit të zhdukur të anijes “Batuhan A”, e cila u fundos në Detin Marmara pesë ditë më parë dhe po përdorin një mjet nënujor pa pilot në kërkim.

Policia detare turke në Detin Marmara në brigjet e provincës turke të Bursës përdor gjithashtu një mjet nënujor pa pilot dhe pasi zbret në det, monitoron me kujdes lëvizjet e tij në ekran.

Që kur rrënoja e anijes së mallrave “Batuhan A” u gjet të premten në një thellësi prej 51 metrash, në kërkim të anëtarëve të ekuipazhit po marrin pjesë edhe zhytës.

Të shtunën në bord u gjet kufoma e kuzhinieres Zeynep Kilinc (33).

Policia, zhytësit dhe anëtarët e tjerë të ekipit të shpëtimit janë në kërkim të pesë anëtarëve të tjerë të ekuipazhit të zhdukur të anijes “Batuhan A”.

Anija e mallrave "Batuhan A" e cila lundroi nga ishulli Marmara në Balikesir drejt portit të Rodës në rrethin Gemlik të Bursës të mërkurën në orën 20:30 me orën lokale, u mbyt të enjten në orën 06:20 në brigjet e rrethit Karacabeyja për shkak të motit të keq.

Varkat e zbrazëta të shpëtimit u gjetën gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit me shumë ekipe.

TRT Balkan / agjencitë