Presidenti i Türkiye-s Recep Tayyip Erdoğan dhe në sfond anija "Abdulhamid Han".     Foto: AA

Në qytetin e Mersinit në Türkiye, sot u bë promovimi i anijes së re të shpimit të gjeneratës së shtatë “Abdulhamid Han”. Presidenti i Türkiye-s Recep Tayyip Erdoğan, gjatë fjalimit të tij, tha se kjo anije do të operoj përgjatë bregdetit të Antalya-s, në Detin Mesdhe.

“Do t’a dërgojmë anijen tonë ‘Abdulhamid Han’ në pusin Yorukler, 55 kilometra larg (Antayas) Gazipasha”, tha presidenti Erdoğan.

Ai, poashtu theksoi se anija e shpimit “Abdulhamid Han”, është simbol i vizionit të ri të Türkiyë-s në fushën e energjetikës.
Türkiye, siç tha Erdoğan ka një flotë shpimi "të rrallë" në botë më anijet e saja Fatih, Kanuni, Yavuz dhe Abdulhamid Han.

Në lidhje me kërkimin e gazit natyror, Erdogan tha se gjithashtu janë të angazhuar në këtë fushë, duke theksuar se tani disponojnë me katër anije shpues dhe dy anije kërkimore sizmik.

Operacionet e eksplorimit dhe shpimit në Mesdhe, sipas presidentit Erdoğan, janë brenda juridiskionit të Türkiye-s.

"Ne nuk kemi nëvojë për lejen e askujt për këtë. Ne po planifikojmë të përfundojmë operacionet në 10 puset e kërkuara për fazën e parë të gazit të Detit të Zi dhe të fillojmë të veme gazin natyror të marrë prej andej në shërbim për kombin tonë në vitin 2023”, tha Erdoğan.

Më pajisjet e saja teknike dhe karakteristikat fizike, ‘Abdulhamid Han’ do të shërbejë si anija më e fuqishme ë flotës në "atdheun blu" të Türkiye-s, një zonë detare e bazuar në të drejtat sovrane të vendit.

Anija është 238 metra e gjatë dhe 42 metra e gjerë, ndërsa peshon 68 mijë tonë bruto me një thellësi maksimale të shpimit prej 12.200 metrash. Ajo ka lartësinë e kullës 104 metra dhe nje kapacitet ekuipazhi prej 200 personash.

TRT Balkan / agjencitë