Astronauti i parë turk rikthehet nga misioni hapësinor. / Foto: AA

Kapsula hapësinore që mbante ekuipazhin Axiom-3 (Ax-3), përfshirë astronautin e parë turk, Alper Gezeravcı, zbarkoi në brigjet e Floridës në ShBA.

Axiom Space transmetoi drejtpërdrejt procesin e kthimit në Tokë të ekuipazhit Ax-3, përfshirë astronautin Gezeravcı nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) me kapsulën Dragon.

Kapsula Dragon e SpaceX që mbante ekuipazhin Ax-3 zbarkoi në brigjet e Floridës.

Kapsula pritet të merret në bord nga ekuipazhi tokësor.

Ekuipazhi Ax-3 u largua nga ISS më 7 shkurt.

Kapsula Dragon që mbante ekuipazhin Ax-3, përfshirë Gezeravcın u nis me sukses nga Qendra Hapësinore e NASA-s Kennedy në Florida më 18 janar, në orën 16:49 sipas kohës lokale në ShBA.

Ekuipazhi Ax-3, udhëtimi i të cilit zgjati afërsisht 36 orë, mbërriti në ISS më 20 janar.

TRT Balkan / agjencitë