Bazuar në burimet e sigurisë turke, e ashtuquajtura udhëheqëse e Komunitetit të Rinisë së Grave të PKK-së (KJCK) dhe një nga 18 anëtarët e grupit, Ormanli u idendifikua në veri të Irakut pas një hetimi të përpiktë.
Terroristja Ormanli u zbulua se ishte duke planifikuar aktivitete, që përfshinin nxitjen e zjarreve në pyje në Türkiye dhe organizimin e zjarrvënieve në zonat urbane, si direktiva për anëtarët e KJCK-së.
Ministria e Brendshme Turke e kishte e listuar atë në Listën e Kërkuar për Terroristët nën Kategorinë e Gjelbër.
MIT-i, duke përdorur agjentë brenda organizatës, gjeti vendndodhjen e Ormanli dhe arrestoi me sukses terroristen ndërsa ajo ishte në tranzit.
Duke vepruar me emrin e koduar Mizgin Guyi, Sebahat Ormanli shërbeu si zëdhënëse e Strukturës Rinore të PKK-së në Silopi, Sirnak, në vitin 2011.
Duke iu bashkuar kuadrove rurale të organizatës terroriste në vitin 2012, ajo më vonë u zhvendos në Siri, pastaj kaloi në Irak.
Atje, ajo mori rolin e personit përgjegjës për strukturën rinore të grave të grupit terrorist. Që nga viti 2022, ajo ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në aktivitetet terroriste të PKK-së në rajonin e Sulejmanije të Irakut.