Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu, në një takim në New York me homologun e tij amerikan, Antony Blinken, ka diskutuar për çështjet dypalëshe dhe çështjet rajonale.
Çavuşoğlu dhe Blinken, të cilët ndodhen në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të Kombeve të Bashkuara (OKB), folën për mediat para takimit të tyre dypalësh.
Çavuşoğlu shprehu kënaqësinë për mbajtjen e takimit dhe tha se do të diskutohen çështje dypalëshe dhe rajonale, veçanërisht marrëdhëniet dypalëshe, lufta Rusi-Ukrainë, Armeni-Azerbajxhan, si dhe Siria.
Blinken, nga ana e tij, tha se Türkiye dhe SHBA janë aleatë të NATO-s dhe se ata punojnë së bashku për të tejkaluar shumë vështirësi. Ai theksoi se sot do të diskutojnë veçanërisht për luftën Rusi-Ukrainë.
Duke theksuar rëndësinë e marrëveshjes së korridorit të grurit të nënshkruar në Istanbul, Blinken shprehu mirënjohjen e tij për arritjen dhe zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Takimi, i cili vazhdoi i mbyllur për mediat pas deklaratave, zgjati rreth gjysmë ore.