Erdoğan dhe presidenti uzbek diskutojnë hapat për të rritur bashkëpunimin      / Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua të mërkurën me presidentin e Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev në kryeqytetin uzbek, Tashkent, ku udhëtoi për Samitin e 16-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik.

Të dy liderët diskutuan hapat për zgjerimin e bashkëpunimit, çështjet rajonale dhe globale, situatën e fundit në lidhje me sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës si dhe përpjekjet për të ofruar ndihmë humanitare për civilët.

Erdoğan theksoi nevojën që bota të ngrejë zërin dhe të marrë masa efektive për të ndaluar okupimin e Izraelit në Gaza.

Ai shprehu gjithashtu kënaqësinë për rritjen e vëllimit të tregtisë midis Türkiyes dhe Uzbekistanit çdo vit, duke theksuar rëndësinë e promovimit të projekteve të reja të bashkëpunimit industrial, duke përfshirë energjinë, minierat, ushqimin, tekstile dhe sektorë të tjerë.

Türkiye do të flasë në samit dhe pritet të zhvillojë takime me liderët pjesëmarrës në margjinat e samitit.

Janë planifikuar diskutime mbi tema të ndryshme, si rritja e efektivitetit të organizatës, anëtare themeluese e së cilës Türkiye është, si dhe përmirësimi i tregtisë, rrjeteve të transportit dhe lidhjes midis vendeve anëtare.

AA