Presidenti i Republikës së Türkiyes Revep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez diskutuan situatën në Lindjen e Mesme në fokus të sulmeve të pamëshirshme izraelite në Rripin e Gazës.
Drejtoria e Komunikimit e Presidencës së Türkiyes bëri të ditur se Erdoğan dhe Sanchez zhviluan mbrëmë një bisedë telefonike.
“Presidenti Erdoğan i tha Sanchezit se masakrat izraelite kundër Palestinës duhet të ndalen sa më shpejt të jetë e mundur dhe se Izraeli duhet të detyrohet të respektojë ligjin ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
Duke përshëndetur vendimin e Spanjës për të njohur Palestinën si shtet, presidenti turk Erdoğan shprehu gjithashtu besimin se ky hap do të forcojë vendosjen e paqes dhe drejtësisë në rajon, si dhe përpjekjet për zgjidhjen e krizës së Lindjes së Mesme duke krijuar dy shtete.
Në këtë bisedë telefonike u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Türkiyes dhe Spanjës, si dhe çështje rajonale dhe globale.