Pushtimi i Gazës nga Izraeli, edhe pse mund të ketë zhytur në heshtje disa qeveri, trazoi ndërgjegjen publike. Kështu tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë bisedës me gazetarë në fluturimin presidencial nga Algjeria.
Presidenti i Türkiyes thotë se shoqëria perëndimore, duke luftuar me trashëgiminë e Holokaustit, nuk mundi ta kalonte testin dhe qëndroi në anën e gabuar të historisë në konfliktin Palestinë-Izrael.
Erdoğan tha gjithashtu se për përfundimin e rrëthimit, duhet të angazhohen të gjitha vendet arabe.
“Përfundimi i rrethimit të Gazës është i mundur vetëm përmes hapave të ndërmarrë jo vetëm nga disa vende, por nga të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe të Ligës Arabe”, thotë presidenti turk Erdoğan.
Në lidhje me protestat kundër sulmeve të Izraelit në Gaza, presidenti turk Erdogan thotë: "Politikanët që kthehen të shurdhër ndaj këtij zëri, do të përballen së shpejti me përgjigjen demokratike të njerëzve".
Erdoğan tha gjithashtu se të gjithë, përfshirë zyrtarët e huaj, “tani po na thonë se kryeministri izraelit Netanyahu duhet të largohet”.