Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan duartrokiti të enjten kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për qëndrimin e tij ndaj krizës së vazhdueshme në Gaza.
"Unë e përgëzoj mikun tim të dashur, kryeministrin Pedro Sanchez, për qëndrimin e tij ndaj Gazës, në emër të vetes dhe kombit tim", tha Erdoğan në fjalimin e forumit të biznesi në kryeqytetin spanjoll Madrid, duke shtuar se Sanchez "është gdhendur në zemrat e vëllezërve tanë palestinezë”.
Erdoğan ndodhet në Spanjë për një vizitë zyrtare për të marrë pjesë në samitin e tetë ndërqeveritar midis dy vendeve.
“Gjenocidi që po vazhdon në Gaza prej 250 ditësh i lëndon të gjithë që kanë ndërgjegje”, shtoi presidenti turk në forumin ku mori pjesë edhe Sanchez.
Erdoğan gjithashtu foli edhe për atë që ai e quajti "qëndrimin e prishur" të Izraelit, duke thënë se qeveria e vendit, e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, "u përgjigjet thirrjeve për një armëpushim duke derdhur gjak".
Asnjë vend me ndërgjegje nuk mund ta pranojë këtë”, tha Erdoğan.
Ai foli edhe për marrëdhëniet e Türkiyes me BE-në.
"Dështimi për të përditësuar Bashkimin Doganor dhe aplikimet strikte për viza të vendosura ndaj biznesmenëve tanë pengojnë përdorimin e plotë të potencialit tonë të përbashkët me bllokun", tha ai.
Më shumë se 37.200 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 84.900 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Tetë muaj pas luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës qëndrojnë në gërmadha në mes të një bllokadë të dëmshme të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në janar e urdhëroi atë të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.