Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti në takim të përbashkët presidentin palestinez Mahmud Abbas dhe kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Gjatë takimit, duke shprehur gëzimin e tij për pritjen e presidentit Abbas dhe kreut të Hamasit, Haniyeh në Ankara, presidenti Erdoğan deklaroi se Palestina zë një vend të veçantë në zemrat e popullit turk.
Presidenti Erdoğan u uroi mëshirën e Allahut palestinezëve të rënë dëshmorë si pasojë e sulmeve të forcave të sigurisë izraelite dhe kolonëve, dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.
Duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit të popullit palestinez, presidenti Erdoğan deklaroi se ata që kërkojnë të minojnë procesin e paqes përfitojnë nga ndarja palestineze.
Ai mes të tjerash u deklaroi se nuk e pranojnë bllokadën e vendosur ndaj Gazës dhe i njoftoi palët se zhvillimet në Jerusalemin (Kudsin) Lindor dhe në Xhaminë Al-Aksa po ndiqen nga afër.