Parlamenti turk: Nuk do të blejmë produkte nga kompanitë proizraelite / Photo: AA

Parlamenti turk nuk do të përdorë më produktet e kompanive që mbështesin agresionin e Izraelit, tha të martën kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes, Numan Kurtulmus.

“Në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiyes ne nuk do të përdorim asnjë produkt të kompanive që mbështesin agresionin izraelit”, tha Kurtulmus në një takim në provincën veriore turke Ordu dhe shtoi:

“Tash e tutje nuk do të blejmë asgjë dhe do të hedhim atë që kemi blerë më parë”.

Rripi i Gazës ka qenë nën bombardime të rënda izraelite që kur grupi palestinez Hamas filloi një ofensivë të befasishme kundër Izraelit më 7 tetor.

Që atëherë, të paktën 10.328 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 4.237 fëmijë dhe 2.719 gra. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të vdekurve në Izrael është rreth 1.600.

TRT Balkan / agjencitë