Erdoğan: ShBA-ja po përdor terroristët në rajon për sigurinë e Izraelit / Photo: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se ShBA-ja po i përdor organizatat terroriste në Lindjen e Mesme për sigurinë e Izraelit.

"Tani është fakt i njohur që ShBA-ja po përdor organizatat terroriste në rajon për interesat e veta dhe për sigurinë e Izraelit", u tha Erdoğan gazetarëve në bordin e avionit presidencial që kthehej nga Rusia pas samitit të BRICS-it.

Ai tha se Türkiye ka nisur një iniciativë nën OKB-në për të vendosur embargo gjithëpërfshirëse të armëve ndaj Izraelit, pasi sulmet e intensifikuara izraelite në Gaza dhe Liban vazhdojnë të marrin qindra jetë çdo ditë.

Erdoğan nënvizoi se numri i vendeve që mbështesin thirrjen e Ankarasë për embargo armësh ndaj Izraelit po rritet.

"Ne shpresojmë të kemi sukses në këtë si Aleancë e Njerëzimit dhe të hapim derën për paqe të qëndrueshme", shtoi ai.

Në lidhje me sulmin terrorist të PKK-së në selinë e Industrisë së Hapësirës Ajrore Turke (TAI) në kryeqytetin Ankara, i cili vrau pesë persona dhe plagosi 22 të tjerë, ai theksoi se Türkiye vazhdon përpjekjet e saj për "të tharë plotësisht terrorizmin në burimin e tij".

Pas sulmit, ushtria turke dhe agjencia e inteligjencës nisën sulme ajrore ndaj pozicioneve të PKK/YPG-së në veri të Irakut dhe në veri të Siri.

"Terroristët janë kukulla. Qëllimi ynë është një Türkiye pa terrorizëm", tha Erdoğan dhe shtoi: "Ne nuk do të bëjmë kompromis për këtë."

“PYD/YPG-ja, dega siriane e grupit terrorist PKK, e destinuar të braktiset, të lihet e izoluar”, shtoi ai.

Grupi terrorist që "shfrytëzon paqëndrueshmërinë në Siri po harxhon përpjekjet e tij për të kërkuar patronazhin e disa vendeve perëndimore," shtoi ai.

Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja - e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja - ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

TRT Balkan / agjencitë