Türkiye po regjistron shifra të larta në sektorin e turizmit pavarësisht pasojave nga pandemia globale, tha presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan.
"Megjithëse pauzuam gjatë periudhës së pandemisë globale, të gjithë po përjetojmë pikën kulmore të vendit tonë si për sa i përket numrit të turistëve, ashtu edhe të ardhurave nga turizmi", tha Erdoğan në Asamblenë e Përgjithshme të 7-të të Federatës së Hotelierëve Turq në kryeqytetin Ankara.
Erdoğan shtoi se Türkiye u ngjit në vendin e katërt në botë për sa i përket numrit të turistëve në vitin 2021 dhe në vendin e tetë në të ardhurat nga turizmi, fakt të cilin ai e përshkroi si shenjë se vendi do të arrijë një pozicion edhe më të mirë këtë vit.
Ai theksoi se Türkiye është e përshtatshme për zhvillimin dhe rritjen e sektorit të turizmit me të gjitha rajonet dhe qytetet e saj.
"Në këtë periudhë kur konkurrentët tanë në turizëm kanë humbur vrullin për shkak të efekteve të krizës globale, rruga jonë për t’u ngjitur në lidershipin botëror është e qartë duke punuar shumë më shumë", tha presidenti turk.
Türkiye synon të shmangë humbjen e mundësive duke e vendosur vendin në qendër të një arkitekture globale, politike dhe ekonomike të riformësuar, shtoi Erdoğan.
29 Nën 2022
Erdoğan: Sektori i turizmit në Türkiye po përjeton pikën kulmore
Türkiye siç u shpreh presidenti turk u ngjit në vendin e katërt në botë për sa i përket numrit të turistëve në vitin 2021 dhe në vendin e tetë në të ardhurat nga turizmi.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.