Rusia dhe Kina kryen patrullë të përbashkët ushtarake në Azi-Paqësor, njoftoi të mërkurën Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Aviacioni i Rusisë dhe Forcat Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës kryen një tjetër patrullë ajrore të përbashkët në rajonin Azi-Paqësor”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
Grupi i bombarduesve strategjikë Tu-95ms dhe Xian H-6 fluturuan mbi ujërat e detërave të Japonisë dhe të Kinës lindore, tha ministria pa specifikuar se kur është kryer patrullimi ose sa avionë kanë marrë pjesë.
“Kohëgjatësia e fluturimit të bombarduesve strategjikë ruse ishte rreth 8 orë. Avionët luftarakë Su-30sm dhe Su-35sm të aviacionit rus ofruan eskortë për grupin e avionëve”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Ministria ruse e Mbrojtjes nënvizoi se për herë të parë avionët ushtarakë rusë ateruan në Kinë dhe ata kinezë në Rusi.
Gjithashtu, u njoftua se në një pjesë të rutës, bombarduesit strategjikë u shoqëruan nga avionë luftarakë të shteteve të huaja.
“Gjatë performimit të detyrave, avionët e të dyja shteteve vepruan në përpikëri sipas ligjit ndërkombëtar. Nuk u shkel hapësira ajrore e asnjë shteti të huaj”, theksoi ministria ruse.
Stërvitja është pjesë e planit për bashkëpunim ushtarak mes dy vendeve për vitin 2022 dhe, siç thotë ministria ruse, nuk është drejtuar ndaj asnjë shteti të tretë.