Më 9 dhe 10 dhjetor në Istanbul të Republikës së Türkiyes do të mbahet edicioni i gjashtë i Forumit Botëror të televizionit kombëtar turk TRT, ku do të diskutohen problemet globale.
Me temën "Hartëzimi i së ardhmes: pasiguritë, realitetet dhe mundësitë", kjo ngjarje do të mbledhë së bashku ekspertë, akademikë, gazetarë dhe intelektualë nga 34 vende.
Ekspertët e njohur do të marrin pjesë në gjithsej 10 sesione publike.
Takimi vjetor ndërkombëtar është një mundësi për të trajtuar sfidat e fundit dhe për të kontribuar në avancimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit në mbarë botën.
Sesionet e hapura dhe tryezat e rrumbullakëta do të diskutojnë shumë çështje, nga energjia te kriza globale e emigrantëve, nga siguria ushqimore te islamofobia.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan pritet të marrë pjesë në forum.
Regjistrimi për eventin mund të bëhet përmes faqes së internetit trtworldforum.com.