Erdoğan viziton të sëmurët e ardhur nga Gaza në Türkiye / Photo: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka vizituar të sëmurët me kancer të cilët kanë ardhur në Türkiye nga Gaza dhe të cilët janë vendosur nën trajtim në spitalin Bilkent të qytetit të Ankarasë.

Në vizitën e tij në spitalin e Onkologjisë ku trajtohen pacientët, Erdoğan u shoqërua nga ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca, kryemjeku i spitalit prof. dr. Ercan Yeni dhe mjekë të tjerë.

Presidenti Erdoğan vizitoi një nga një pacientët, u uroi "të shkuara" dhe u informua lidhur me situatën e tyre shëndetësore.


AA