“Java e Kuzhinës Turke”: Shijet e Egjeut do të prezantohen në mbarë botën / Photo: AA

Shijet e pasura dhe traditat e lashta të rajonit pjellor gjeografik dhe trashëgimia e bollshme gastronomike e Anadollit do të festohen në mbarë botën gjatë “Javës së Kuzhinës Turke” nga 21 deri më 27 maj të këtij viti.

“Java e Kuzhinës Turke”, e cila mbahet për vitin e tretë me radhë, do të shënohet me evente dhe fushata të shumta në rrjetet sociale të organizuara nga përfaqësues të Republikës së Türkiyes jashtë dhe brenda vendit.

Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme do të vihen në pah receta të shijshme, të shëndetshme, tradicionale të kuzhinës së qëndrueshme turke, pa krijuar mbeturina. Ngjarjet ndërkombëtare të këtij viti do të prezantojnë menytë e gastronomisë turke në stilin e Egjeut, një përzierje dinamike e historisë, kulturës dhe natyrës së këtij vendi.

Bregdeti Egje i Türkiyes, një peizazh fantastik i gjelbër dhe i kaltër, tërheq vëmendjen me peizazhin e tij të mrekullueshëm, historinë e rrënjosur thellë dhe kulturën e ushqimit të shëndetshëm.

Në vitin 2010, UNESCO-ja njohu dietën mesdhetare si një trashëgimi kulturore jomateriale të njerëzimi. Vitet e fundit, restorantet e hapura në rajon janë shtëpia e kuzhinierëve inovativë që krijojnë mrekulli kulinarie, ndërsa sjellin produktet e rritura në fushat e afërta drejtpërdrejt në tryezë duke përdorur metoda të qëndrueshme prodhimi.

Kuzhina turke, një traditë e mrekullueshme gastronomike që përfshin përbërës natyralë cilësorë, me teknika të ndryshme ruajtjeje dhe gatimi, ofron edhe receta të shumta për vegjetarianët dhe veganët.

Në Bosnjë e Hercegovinë manifestimi global “Java e kuzhinës turke” do të shënohet me një sërë aktivitetesh, gjatë të cilave do të prezantohen për publikun gatime nga rajoni turk i Egjeut.

AA