Nëntë klasa të shkollës së mesme “Imer Prizreni” në qytetin e Prizrenit në Kosovë, të cilat janë rinovuar nga KFOR-i turk, janë dorëzuar sot në përdorim. Në ceremoninë me rastin e përfundimit të rinovimit të klasave të shkollave morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Kosovë Sabri Tunc Angili, Konsulli i Përgjithshëm në Prizren Celal Dogan, shefi i misionit të KFOR-it turk kolonel Recai Yılmaz, koordinatori i Instituti Yunus Emre për Kosovën Ramazan Yılmaz, koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Prishtinë Cihan Dincer, si dhe mësues, studentë dhe mysafirë të tjerë. Ambasadori Angılı në fjalën e tij tha se Prizreni është një qendër e rëndësishme për Türkiyen. Angılı theksoi se beson se Prizreni, me kulturën e tij të thellë dhe të pasur, do të jetë një nga kryeqytetet kulturore të Evropës në të ardhmen. "Prizreni, ku jetojnë bashkë shqiptarë, boshnjakë dhe turq, nuk është vetëm kryeqyteti kulturor i Kosovës, por edhe një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Ballkanit. Pranimi i gjuhës turke si gjuhë mësimi këtu në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi ishte një arritje e rëndësishme për Türkiyen. Türkiye luftoi për këtë në atë kohë dhe jam i sigurt se ju do ta ruani këtë trashëgimi, për të mbajtur gjallë turqishten në të ardhmen”, theksoi Angılı. Koloneli Yilmaz tha se projektet e realizuara forcuan marrëdhëniet e miqësisë dhe të vëllazërisë që ekzistonin me shekuj mes Türkiyes dhe Kosovës. “Ne jemi krenarë që realizojmë projekte që Kosova të ketë një të ardhme të ndritur në fusha të ndryshme si arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura”, tha Yılmaz. Pas fjalimit, të ftuarit prenë shiritin duke hapur projektin e rinovimit dhe vizituan klasat e rinovuara të shkollës. Në kuadër të këtij projekti janë rinovuar nëntë klasa të shkollave, ku janë blerë tavolina, karrige dhe pajisje të tjera të nevojshme.
3 Maj 2023
KFOR-i turk në Kosovë renovoi klasa në shkollën "Imer Prizreni" në Prizren
Në kuadër të këtij projekti janë rinovuar nëntë klasa të shkollave, ku janë blerë tavolina, karrige dhe pajisje të tjera të nevojshme.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.