Kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar të Türkiyes (MIT) Ibrahim Kalın u takua të dielën me Ismail Hanijen, kreun e Byrosë Politike të Lëvizjes Palestineze Hamas dhe delegacionin e tij në Doha, kryeqyteti i Katarit.
Burimet e sigurisë thanë se gjatë takimit Ismail Hanije shprehu kënaqësinë për përpjekjet e Türkiyes në procesin e negociatave me Izraelin.
Ata diskutuan gjendjen aktuale të negociatave, përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës dhe përgjegjësinë e Izraelit në këtë drejtim dhe lehtësimin e dërgimit të ndihmave humanitare.
TRT Balkan / agjencitë