Ushtria izraelite bombardoi një shkollë të Kombeve të Bashkuara (OKB) në të cilën palestinezët e zhvendosur po strehoheshin në pjesën jugore të Rripit të Gazës dhe një numër i madh njerëzish u vranë dhe u plagosën nga sulmi.
Një deklaratë e Hamasit tha se Izraeli bombardoi shkollën Mu'in, nën Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA).
Shkolla, e vendosur në Khan Younis, në Gazën jugore, strehoi një numër të madh refugjatësh palestinezë nga pjesë të tjera të Gazës.
Të paktën 50 palestinezë u vranë në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës dhe në qytetin Deyr al-Belah në pjesën qendrore të enklavës së rrethuar.
Të paktën 40 persona u raportuan të vrarë në sulmet e kryera nga avionët luftarakë izraelitë në qytetin Khan Younis.
Ushtria izraelite bombardoi gjithashtu kampin e refugjatëve Nuseyrat në qytetin Deir el-Belah, duke vrarë 10 persona.
Izraeli rifilloi ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës të premten pas përfundimit të një armëpushimi humanitar njëjavor me Hamasin.
Të paktën 15.899 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 42.000 janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore nga Izraeli që nga 7 tetori.