Përfundon transferimi i komandove turq në Kosovë.     /Foto: AA

Ka përfunduar transferimi i një batalioni komandosh të forcave turke në Kosovë pas kërkesës së Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s.

Një pjesë tjetër e batalionit komando të Komandës së Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë e vendosur në rrethin Lüleburgaz të qytetit Kırklareli, e cila ishte caktuar si njësi rezervë, mbërriti në aeroportin ushtarak në Çorlu.

Ushtarët turq, pas përgatitjes në këtë vend, me avionë ushtarakë u nis drejt Aeroportit Ndërkombëtar "Adem Jashari" në Prishtinë.

Ushtarët u pritën nga ambasadori turk në Prishtinë Sabri Tunç Angılı, ndërsa më pas kaluan në kazermën "Sulltan Murat".


TRT Balkan / agjencitë