Presidenti turk Erdoğan pret emirin e Katarit në Ankara               Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti zyrtarisht të martën emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, në kryeqytetin e Türkiyes, Ankara.

Erdoğan e mirëpriti emirin e Katarit me një ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial.

Takimi mes dy liderëve u zhvillua me dyer të mbyllura.

Sheikh Tamim vizitoi kryeqytetin turk edhe muajin e kaluar.

Gjatë vizitës, në praninë e liderëve, dy vendet nënshkruan tetë marrëveshje në kuadër të Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar.

TRT Balkan / agjencitë