Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është nisur për në Uzbekistan ku do të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO).
Presidenti turk do të ketë fjalë në seancën e samitit në kryeqytetin Tashkent dhe pritet të zhvillojë takime dypalëshe me liderët pjesëmarrës në margjinat e samitit të 16-të të ECO-së.
Gjithashtu, pritet të diskutohet mbi tema të ndryshme, si rritja e efektivitetit të organizatës ECO, përmirësimi i rrjeteve të tregtisë e transportit, si dhe lidhja midis vendeve anëtare.
TRT Balkan / agjencitë