Numri i pasagjerëve në fluturimet e Turkish Airlines në korrik dhe gusht tejkaloi nivelet para pandemisë, duke arritur në 7.8 milionë.     Foto: AA 

Turkish Airlines është bërë “transportuesi më i madh i rrjetit në botë” për sa i përket kapacitetit të karrigeve në linjat ndërkombëtare në gusht, tha kompania ajrore turke.
Linja ajrore rriti kapacitetin e karrigeve për 14 për qind në gusht krahasuar me 2019, sipas një deklarate të dhënë të shtunën.
Numri i pasagjerëve në fluturimet e Turkish Airlines në korrik dhe gusht tejkaloi nivelet para pandemisë, duke arritur në 7.8 milionë.
Ahmet Bolat, kryetar i bordit dhe i komitetit ekzekutiv të Turkish Airlines, vlerësoi suksesin e kompanisë në rritjen e disponueshme të karrigeve (ASK), një masë e kapacitetit të transportit të pasagjerëve, në rrugët ndërkombëtare dhe shifrat e përgjithshme të pasagjerëve.
“Që nga gushti, ne u bëmë transportuesi më i madh i rrjetit në botë kur bëhet fjalë për kapacitetin e disponueshëm të vendeve për ulje në fluturimet ndërkombëtare,” tha ai.
E themeluar në vitin 1933, Turkish Airlines fluturon në 340 destinacione në 129 vende me një flotë prej 388 avionësh.

TRT World