Turkish Airlines transportoi 83,4 milionë pasagjerë në vitin 2024.         Foto: AA

Turkish Airlines njoftoi se në vitin 2024 ka transportuar gjithsej 83,4 milionë pasagjerë, duke shënuar rritje të numrit prej 2,1 për qind në bazë vjetore.

Në njoftimin e kompanisë ajrore bëhet e ditur se Turkish Airlines u shërbeu 31,7 milionë pasagjerëve ndërkombëtarë, me rritje prej 6,4 për qind, tha ai.

Faktori i ngarkesës shënoi rënie të vogël duke arritur në 82,2 për qind.

Turkish Airlines gjithashtu transportoi dy milionë tonë mallra dhe postë, me 20,6 për qind rritje nga viti në vit.

Vetëm në dhjetor, kompania ajrore turke transportoi 6,4 milionë pasagjerë, 5,3 për qind më shumë nga i njëjti muaj i vitit 2023.

Sipas të dhënave të dhjetorit, Turkish Airlines ka një flotë prej 492 avionësh.

TRT Balkan / agjencitë