Türkiye mirëpret miratimin nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të një rezolute që bën thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës, tha të martën Ministria e Jashtme turke, duke e quajtur atë "një hap të rëndësishëm".
“Ne e konsiderojmë Rezolutën 2735 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratuar më 10 qershor, e cila synon të sjellë një armëpushim në Gaza, si një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të masakrës.
“Ne mirëpresim qasjen konstruktive dhe pozitive të Hamasit ndaj planit të armëpushimit”, tha ministria në një deklaratë.
Deklarata erdhi pasi Këshilli i Sigurimit miratoi të hënën një rezolutë të hartuar nga ShBA-ja që mbështet një propozim të përshkruar nga presidenti amerikan Joe Biden për një armëpushim në Gaza. Rusia abstenoi nga votimi, ndërsa 14 anëtarët e mbetur të këshillit votuan pro.
“Është e domosdoshme që Izraeli të shpallë angazhimin e tij për zbatimin e një armëpushimi të përhershëm dhe të zbatojë plotësisht të gjitha elementet e rezolutës”, tha ministria.
Türkiye do të vazhdojë të kontribuojë në hapat që do të sigurojnë një fund të përhershëm të luftës, tërheqjen e Izraelit nga e gjithë Gaza, lirimin e ndërsjellë të pengjeve dhe të burgosurve, kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Gaza, dërgimin e pandërprerë dhe adekuat të ndihmave humanitare dhe rindërtimi i Gazës, shtuan nga ministria.