Zonja e Parë e Türkiyes, Emine Erdoğan, nëpërmjet një mesazhi të gjitha grave ua ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas,
"Ua uroj Ditën Ndërkombëtare të Gruas të gjitha grave që nuk heqin dorë nga prodhimi dhe ndërtimi i së ardhmes pavarësisht pamundësive", shkruan në Twitter, Emine Erdoğan.
Bashkëshortja e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Zonja e Parë Emine Erdoğan, në urimin mes të tjerash shkruan se fuqia e grave është blloku ndërtues i shoqërive që shikojnë të ardhmen me besim.
"Kam besim të plotë se ne do të kapërcejmë çdo sfidë me vendosmërinë e grave tona që bashkohen në zemrat dhe mendjet”, shkruan Emine Erdoğan.
Dita Ndërkombëtare e Gruas zyrtarisht si festë filloi të kremtohet në vitin 1975 pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara e njohu si të tillë.