Në ofensivën e zhvilluar nga ushtria izraelite ndaj Rripit të Gazës, që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, kanë mbetur të vrarë 15.103 fëmijë.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze nëpërmjet një deklaratë nga llogaria e saj X, tërhoqi vëmendjen mbi numrin e fëmijëve që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës në të cilën ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj nga ajri, deti dhe toka prej më shumë se 7 muajsh.
"Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës kanë rënë dëshmorë 15.103 fëmijë", deklaron Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.
Ndërkohë, nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, është bërë e ditur se numri i atyre që kanë humbur jetën është rritur në 35.233, ndërsa numri i të plagosurve shënon 79.141 persona.
Gjithashtu, mendohet se nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.