Mjekët palestinezë dhe ekipet e shpëtimit gjetën dy trupa të tjerë nga rrënojat në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga lufta gjenocidale e Izraelit që nga tetori 2023 në 48.222, tha të mërkurën Ministria e Shëndetësisë.
Në deklaratën e ministrisë u tha se numri përfshin gjithashtu një palestinez të vrarë nga të shtënat izraelite në 24 orët e fundit.
Sipas ministrisë, nëntë persona të plagosur u shtruan gjithashtu në spitale, duke e çuar numrin e të plagosurve në 111.674.
“Shumë viktima janë ende të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimtit nuk janë në gjendje të arrijnë deri tek ta,” tha ministria.
Një marrëveshje armëpushimi ka qenë në fuqi në Gaza që nga 19 janari, duke ndalur luftën izraelite që ka shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe ka lënë enklavën palestineze në gërmadha.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti në nëntor të vitit të kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.