7.700 palestinezë të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor / Photo: AA

Forcat izraelite kanë arrestuar 7.700 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori i vitit 2023.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se forcat izraelite vazhduan bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.

Që nga dje forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 30 palestinezë në disa qytete të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe Kudsit Lindor. Në mesin e të arrestuarve gjendet një grua dhe palestinezët e liruar nga arrestimet e mëparshme.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

AA