Abbas e emëroi Mohammed Mustafa kryeministër të ri të Palestinës        / Foto: AA

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas emëroi ish-zëvendëskryeministrin dhe kryetarin e Fondit Palestinez të Investimeve Mohamed Mustafa si kryeministër të ri.

Sipas vendimit të presidentit, Abbas ka ngarkuar kryetarin e Fondit të Investimeve të Palestinës, Mustafa, të formojë qeverinë e re.

Mustafa, i cili u emërua kryeministër i Palestinës, mbante poste të ndryshme në Bankën Botërore dhe institucionet në varësi të Autoritetit Palestinez, veçanërisht në Fondin e Investimeve të Palestinës.

Presidenti palestinez Abbas pranoi dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Mohamed Shtayeh më 26 shkurt.

Shtayeh, i cili ia bëri të ditur dorëheqjen Presidentit Abbas në një takim të kabinetit të mbajtur në Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha: "Vendimi është marrë nën hijen e sulmeve të dhunshme të pashembullta me të cilat përballet kauza palestineze dhe regjimi ynë politik, si dhe krime të tilla gjenocidale, si uria e detyruar dhe migrimi i detyruar i popullit tonë në Gaza”.

TRT Balkan / agjencitë