Abbas: Vrasja e Hanijes synonte të zgjaste luftën në Gaza / Photo: AA

Vrasja e liderit të Hamasit, Ismail Hanijes kishte për qëllim të zgjaste luftën në Gazën e rrethuar dhe do të ndërlikonte bisedimet për zgjidhjen e krizës, ka thënë presidenti i Palestinës Mahmud Abbas për agjencinë ruse të lajmeve RIA.

"Nuk ka dyshim se qëllimi i vrasjes së zotëri Hanijes është zgjatja e luftës dhe zgjerimi i fushës së saj", citoi RIA të ketë thënë Abbas.

"Kjo do të ketë një ndikim negativ në negociatat në vazhdim për t'i dhënë fund agresionit dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza."


TRT Balkan / agjencitë