Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Ministrisë së Brendshme të Türkiyes (AFAD) vazhdon punimet e kërkim-shpëtimit në burgun "Sednaya" në Damask të Sirisë.
Në një deklaratë nga AFAD-i thuhet se ekipet që u nisën nga qyteti Hatay nën udhëheqjen e kreut të AFAD, Okay Memiş kanë mbërritur në burgun "Sednaya" që ndodhet në Damask.
Në punimet që kanë filluar pas kërkesës së autoriteteve lokale nën koordinimin e ambasadës në Damask, janë mobilizuar një staf prej 120 personash, 43 automjetesh dhe 4 qen kërkimi.
"Në punimet që ekipet tona të ekspertëve kryejnë me kujdes të madh, përdoren të gjitha mundësitë dhe pajisjet teknike si aparat fotografik për pamje përtej murit, radar tokësor, aparat dëgjimi akustik sizmik. Ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve tani sirianë në të gjitha nevojat e tyre nga ndihma humanitare e deri te kërkimi dhe shpëtimi. Për njerëzit tanë në vendin tonë, humanizmi është përtej kufijve", thuhet në deklaratën e AFAD-it.