Gati 1.000 xhami janë dëmtuar në sulmet izraelite në Rripin e Gazës vitin e kaluar, thanë sot autoritetet palestineze.
Në një deklaratë, Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare tha se 815 objekte myslimane të adhurimit janë shkatërruar plotësisht dhe 151 të tjera janë dëmtuar pjesërisht.
Ministria tha se 19 varreza dhe tri kisha janë shkatërruar gjithashtu në luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza në vitin 2024.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar, ministria ka regjistruar 256 ndërhyrje të kolonëve në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar vitin e kaluar.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar, ministria ka regjistruar 256 ndërhyrje të kolonëve në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar vitin e kaluar.
Sipas ministrisë, rreth 2.567 kolonë të paligjshëm hynë me forcë në kompleksin e xhamisë për të festuar festën njëjavore hebreje Hanukkah, e cila u shënua nga 25 dhjetori deri më 2 janar.
Ministria gjithashtu ka dokumentuar sulme izraelite në 20 xhami në Bregun Perëndimor të pushtuar.