Drejtori ekzekutiv i Amnesty International në ShBA deklaroi të mërkurën se hulumtimi i tyre nxjerr në pah se trupat izraelite po kryejnë krime lufte kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës "duke përdorur municione të prodhuara nga ShBA-ja".
"Kjo është arsyeja pse ne i kemi bërë thirrje ShBA-së të ndalojë dërgimin e #armëvepër krimet e luftës," tha Paul O'Brien në një postim në rrjetin social X.
O'Brien, në postimin e tij falënderoi gjithashtu 37 anëtarët e Kongresit që votuan ‘JO’ për projektligjin e armëve të Izraelit.
Senati amerikan miratoi të martën një paketë ndihme të huaj prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.
Ndërkohë, Dhoma e miratoi projektligjin me një votim dypartiak 79-18, duke e dërguar atë në tryezën e Presidentit Joe Biden për nënshkrimin e tij.
Projektligji u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së më 20 prill.