Zvicra diskriminon burrat e ve duke mos i trajtuar njëjtë sikurse gratë e veja. Ky është vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj), e cila gjykoi se Zvicra, duke ofruar më shumë ndihmë shtetërore për gratë e veja sesa burrat e ve, praktikon diskriminim gjinor.
Max Beeler, i cili humbi gruan e tij në një aksident në vitin 1994 dhe duhej të kujdesej për fëmijët e tij, të cilët në atë kohë ishin 1 dhe 4 vjeç, fillimisht dërgoi lëndën në gjykatat zvicerane për ndihmën e ndërprerë nga shteti për të vejët kur fëmija i tij më i vogël mbushi 18-vjeç.
Pasi Beeler nuk mundi të merrte rezultatin e dëshiruar në gjyqi zviceran, ai aplikoi në GjEDNj.
GjEDNj vendosi se ligjet zvicerane, të cilat përcaktojnë se ndihma shtetërore u jepet të vejave për gjithë jetën ndërsa ndihmat për burrat e vejë ndërpriten kur fëmija i tyre më i vogël të rritet, është një praktikë diskriminuese në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
GjEDNj nuk e miratoi supozimin e qeverisë zvicerane se burrat sigurojnë shtëpinë dhe gruan dhe theksoi se vetëm faktorë shumë seriozë do të lejonin trajtim të ndryshëm midis gjinive.
Gjykatësit e GjEDNj-së vendosën që Zvicra t’i paguajë Beeler-it 5.000 euro për dëmin jomaterial dhe 16.500 euro për shpenzimet.
12 Tet 2022
Aktvendimi i GjEDNj-së: Zvicra diskriminon burrat
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjykoi se Zvicra, duke ofruar më shumë ndihmë shtetërore për gratë e veja sesa burrat e ve, praktikon diskriminim gjinor.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.