“Zvicra do të mbështesë procesin e paqes së Ukrainës”     / Foto: AA

Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Viola Amherd, ka deklaruar se Zvicra do të mbështesë procesin e propozuar të paqes së Ukrainës, një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, përsëriti një formulë të paqes që ai parashtroi për herë të parë në nëntor të vitit 2022.

Komentet e presidentes zvicerane erdhën në një konferencë të përbashkët për media në Bern së bashku me presidentin ukrainas. Amherd gjithashtu tha se Zvicra është e gatshme të organizojë një konferencë “për ta bërë sukses procesin e paqes”.

Duke komentuar takimin e katërt të këshilltarëve të sigurisë kombëtare mbi propozimin e presidentit e Zelenskyyt në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se bisedimet janë "biseda për hir të bisedës” dhe nuk mund të arrijnë një rezultat sepse Rusia nuk është e pranishme.

Formula e presidentit Zelenskyy, e përbërë nga 10 kushte, u parashtrua në samitin G20 të nëntorit të vitit 2022 në Indonezi, me hapin e saj përfundimtar nënshkrimin e një marrëveshje të paqes. Ajo gjithashtu fokusohet në çështje të tilla si siguria bërthamore dhe siguria e ushqimit dhe energjisë.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës filloi në shkurt të vitit 2022, pothuajse 2 vjet më parë. Me shenjat e një ngërçi, duket se ka një ngurrim në rritje midis disa aleatëve të Ukrainës për të vazhduar financimin e mbrojtjes së saj.

TRT Balkan / agjencitë