Albin Kurti bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza.    /Foto: AA Archive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se i bashkohet zëvendëspresidentes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, dhe liderëve të tjerë botërorë në thirrjen për armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

“I bashkohem zëvendëspresidentes së ShBA-së, Kamala Harris dhe liderëve të tjerë botërorë në thirrjen për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe shtimin e ndihmave humanitare”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X.

Kryeministri i Kosovës deklaroi se “vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt pas sulmit terrorist nga Hamasi janë thirrje për veprim të shpejtë dhe vendimtar”.

Zëvendëspresidentja amerikane Harris bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës të dielën. Harris tha se armëpushimi do të çlironte të burgosurit dhe do të merrte ndihmën e nevojshme për Gazën. Harris e përshkroi situatën në Gaza si "shkatërruese".

Izraeli filloi një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë të paktën 30.410 njerëz dhe duke shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe mungesë furnizimesh në enklavën e bllokuar palestineze.

TRT Balkan / agjencitë