Amnesty International i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale të hetojë si krime lufte tri sulmet e fundit izraelite që vranë 44 civilë palestinezë, përfshirë 32 fëmijë.
Javën e kaluar, prokurori i GjNP-së Karim Khan aplikoi për urdhërarrest kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderëve të lartë të Hamasit me dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Amnesty tha se tri sulme izraelite - një në kampin e refugjatëve al-Maghazi në Gazën qendrore më 16 prill dhe dy në Rafah në Gazën jugore më 19 dhe 20 prill - janë "dëshmi të mëtejshme të një modeli më të gjerë krimesh lufte" të kryera nga Izraeli në Gaza.
"Rastet e dokumentuara këtu ilustrojnë një model të qartë sulmesh gjatë shtatë muajve të fundit, në të cilat ushtria izraelite ka shkelur ligjin ndërkombëtar, duke vrarë civilë palestinezë me pandëshkueshmëri totale dhe duke shfaqur një shpërfillje të pashpirt për jetët njerëzore," tha Erika Guevara-Rosas, drejtoreshë e lartë në Amnesty International.