Anketa: Mbi 70 për qind e banorëve në Gaza përballen me uri ekstreme. / Photo: AA

Në Rripin e Gazës, 71 për qind e popullsisë përballet me uri ekstreme, sipas një studimi të publikuar të martën nga grupi i të drejtave të njeriut Euro-Med Monitor.

Sipas rezultateve të anketës, i cili përfshiu një numër prej 1.200 personash në Rripin e Gazës, 98 për qind e të anketuarve thanë se hanin sasi të pamjaftueshme ushqimi, ndërsa 64 për qind pranuan se kishin ngrënë bar, fruta, ushqim të pamjaftueshëm dhe ushqime të skaduara për të kënaqur urinë.

Studimi zbuloi gjithashtu se shkalla e aksesit në ujë në Rripin e Gazës, duke përfshirë ujin për pije, larje dhe pastrim, është ulur në 1,5 litra për person në ditë.

“Kjo është 15 litra më pak se sasia minimale e ujit që nevojitet për mbijetesë në nivelin e kërkuar nga standardet ndërkombëtare”, theksohet në hulumtim, duke shtuar se 66 për qind e të anketuarve thanë se kishin diarre, skuqje të lëkurës ose sëmundje të zorrëve muajin e fundit.

Izraeli filloi bombardimet ajrore dhe tokësore në Gaza, si hakmarrje për një sulm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Prej asaj kohe, të paktën 19.667 palestinezë janë vrarë dhe 52.586 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Rreth 1.200 izraelitë besohet se janë vrarë në sulmin e Hamasit, ndërsa më shumë se 130 persona mbeten në robëri.

TRT Balkan / agjencitë