Bitcoin shënoi rritje të vlerës së saj duke arritur në mbi 41 mijë dollarë për herë të parë në 20 muaj sot me shpresën se fondet e me të cilat tregtohet në bursë (ETF) do të marrin miratimin.
Çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë regjistroi një rritje ditore prej 5,65 për qind duke arritur deri në 41.688 dollarë që shënon nivelin e saj më të lartë që nga prilli 2022.
Vlera totale e tregut të kriptove shënoi rritje për 3,77 për qind në baza ditore në 1,54 trilion dollarë, sipas të dhënave nga faqja e internetit e përcjelljes së çmimeve të aseteve digjitale, CoinMarketCap.
Kjo u mbështet edhe nga të dhënat që tregonin për ngadalësimin e inflacionit në ShBA, duke nxitur pritshmëritë se Fed i ka dhënë fund rritjes së normave të interesit.
Rritja javore e çmimit të Bitcoin tejkaloi 11 për qind që nga e hëna.
Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC) pritet të miratojë ETF-të për investime në Bitcoin, gjë që po rrisë interesin e investitorëve profesionistë për kriptomonedhën.