Arabia Saudite merr vendim: gratë mund të kryejnë haxhin pa shoqërues.     /Foto: AA

Ministria e Haxhit dhe e Umres e Arabisë Saudite ka njoftuar se gratë do të lejohen të marrin pjesë në haxh këtë vit pa qenë të shoqëruara nga një mahrem (shoqërues).

Për më tepër, Ministria ka lejuar praninë e mahremit, por jo domosdoshmërisht. Për ato gra që shtojnë mahrem në aplikimet e tyre, përparësi do të kenë ato që nuk e kanë kryer haxhin më parë, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në tri vitet e kaluara kryerja e haxhit u realizua në kushte pandemike. Gjatë këtij viti pritet që të gjitha kufizimet e mëhershme të largohen. Parashikimet e Ministrisë së Haxhit dhe të Umres janë se këtë vit në haxh do të jenë rreth 2 milionë pelegrinë.

Ndryshe, haxhi si kushti i pestë në Islam, këtë vit do të realizohet përgjatë muajit qershor.

TRT Balkan