Armenia njoftoi të premten se ka njohur shtetin e Palestinës.
“Duke riafirmuar angazhimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të barazisë, sovranitetit dhe bashkëjetesës paqësore të popujve, Republika e Armenisë njeh shtetin e Palestinës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.
Ministria tha se Armenia ka mbështetur më herët rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka vrarë më shumë se 37.000 paletinezë që nga tetori i kaluar.
Ai gjithashtu dënoi sulmet izraelite ndaj infrastrukturës civile dhe dhunën kundër popullatës civile.
TRT Balkan / agjencitë