Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës për Media në Gaza, Ismail al-Sevabite, tha se inkursioni i forcave okupuese izraelite në spitalin Al-Shifa është krim lufte.
"Izraeli nuk do të jetë në gjendje të provojë se spitali Shifa është një qendër menaxhimi për rezistencën", tha Sevabite, duke shtuar se: "Ushtria pushtuese do të sjellë armë në spital, do t'i rregullojë ato në një mënyrë të caktuar dhe do të bëjë fotografi".
Duke folur për funksionimin e Spitalit Shifa, Sevabite tha se iu kanë bërë thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare që të shpëtojnë të plagosurit në kompleksin spitalor.
“Para disa ditësh u kemi bërë thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare dhe Kryqit të Kuq që të shpëtojnë të plagosurit në kompleksin spitalor, por ata refuzuan të përgjigjen dhe morën përgjegjësinë për atë që po ndodhte, duke u anuar me qëllimet e okupimit”, tha Sevabite.
Ushtria izraelite njoftoi se kishte nisur një operacion ushtarak kundër një pjese të Qendrës Mjekësore Shifa në Rripin e Gazës.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza konfirmoi se informacioni për fillimin e operacionit i është përcjellë spitalit Al-Shifa.
Zyrtarët dhe pacientët që morën pjesë në telefonatat e drejtpërdrejta të televizionit Al-Jazeera nga Spitali Shifa thanë se po prisnin që ushtarët izraelitë të hynin në katet ku janë vendosur personeli mjekësor dhe pacientët.