Avionët luftarakë izraelitë sulmuan një xhami në qytetin e Gazës të mërkurën herët, sipas Al-Aksa TV.
"Aeroplanët e okupatorit bombarduan Xhaminë Hattin në rrugën Al-Jalaa", sipas televizionit palestinez, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Me sulmin e fundit, numri i xhamive në Rripin e Gazës të shkatërruara nga sulmet izraelite që nga 7 tetori arriti në 33.
Izraeli nisi një fushatë të pamëshirshme bombardimi në Gaza pas një sulmi të befasishëm nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, duke i vënë banorët e enklavës nën një rrethim total dhe në bllokadë ushqimi, karburanti dhe furnizimeve mjekësore.
Rreth 7.200 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 5.791 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.
TRT Balkan / agjencitë