Të tjerë palestinezë të arrestuar nga ushtria izraelite gjatë bastisjeve / Photo: AA

Forcat izraelite arrestuan disa palestinezë të mërkurën gjatë një serie bastisjesh në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Dëshmitarët okularë treguan se forcat izraelite sulmuan disa shtëpi në Hebron në Bregun jugor Perëndimor, arrestuan të paktën pesë palestinezë dhe u përleshën me njerëzit.

Kampi i refugjatëve Aqbat Jabr pranë qytetit Jerikos në Bregun Perëndimor lindor dhe zona të tjera në Nablus dhe Jenin u bastitsën po ashtu nga Izraeli, shtuan dëshmitarët okularë.

Municion të vërtetë dhe bombola gaz lotsjellës ishin mjetet që ushtira izraelite përdorën për të shpërndarë palestinezët që u përballën me ushtrinë izraelite në disa zona në Bregun Perëndimor.

Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor që kur Izraeli nisi një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake kundër Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor 2023.

Të paktën 498 palestinezë janë vrarë dhe rreth 4.900 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

AA