Zëvendëskryeministrja belge Petra De Sutter tha të hënën se ishte e tmerruar nga sulmi ajror izraelit në kampin e refugjatëve në Rafah, një qytet në Rripin jugor të Gazës.
“Jam e tmerruar nga sulmi ajror në vendbanimin e tendave të refugjatëve të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNRWA) në Rafah”, ka postuar De Sutter në rrjetin social X.
Ajo vuri në dukje se vrasja pa dallim e civilëve, duke përfshirë fëmijë, ishte "kundër ligjit ndërkombëtar" dhe një shkelje serioze e urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për të ndaluar ofensivën Rafah.
"Këto krime lufte duhet të ndalen", tha De Sutter.
Të paktën 40 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën të dielën mbrëma në një sulm izraelit në një kamp ku strehoheshin personat e zhvendosur në zonën e sigurt në Rafah.
Sulmi ndodhi pranë bazës logjistike të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinë (UNRWA) në Tal al-Sultan, tha Zyra e Shtypit e Gazës.
Avionët izraelitë shënjestruan disa tenda në zonë, tha zyra e mediave, duke shtuar se janë përdorur raketa dhe bomba.
Më herët, Mbrojtja Civile e Gazës njoftoi se pas bombardimeve kanë transportuar 50 persona, përfshirë të vdekur dhe të plagosur. Zona e përmendur strehon të paktën 100.000 njerëz të zhvendosur.