Në një konferencë për media që mbajti në Shtëpinë e Bardhë lidhur me zjarret në Los Angeles, Biden iu referua situatës së fundit në Gaza duke thënë se kanë shpresë për armëpushim në Gaza.
"Shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve. Ne po shënojmë përparim të vërtetë (në çështjen e armëpushimit në Gaza)", deklaroi Biden.
Ai theksoi se ka biseduar edhe me presidentin e ri të Libanit, Joseph Aoun. Presidenti amerikan e ka uruar atë dhe beson se Aoun do të jetë i suksesshëm.
TRT Balkan / agjencitë